Ballina Politika Farsa elektorale/ Berisha liston të gjitha arsyet: Ja pse vota e shqiptarëve...

Farsa elektorale/ Berisha liston të gjitha arsyet: Ja pse vota e shqiptarëve vdiq pa rënë në kuti

18
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp me gazetarët, theksoi se “Farsa elektorale primitive” e zgjedhjeve të 11 Majit përbën një prej krimeve më të rënda kushtetuese dhe zgjedhore në historinë e pluralizmit shqiptar.

Sipas Berishës, këto zgjedhje janë shndërruar në një proces të turpshëm, ku një grup individësh dhe struktura të lidhura me pushtetin kanë përdorur çdo formë të mundshme dhune ndaj ligjit dhe të drejtës së qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre.

Ai akuzon kreun e Partisë Socialiste, Edvin Rama, si përgjegjës për këtë shkelje flagrante, duke e quajtur atë “kryepadrino dhe ndërtues të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë”.

Fjala e tij:

Farsa elektorale primitive e 11 Majit përbën krimin kushtetues zgjedhor më të rëndë në historinë e pluralizmit shqiptar.
Në këtë farsë, kreu i organizatës kriminale, Edvin Kristaq Rama, armik i egër i pluralizmit politik, kryepadrino dhe ndërtues i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, për të siguruar karrigen e tij të krimit, i tmerruar nga krimet që ka kryer, nën mbrojtjen e Altin Troplinit, ushtroi në këto zgjedhje të gjitha format e dhunimit të ligjit.
E vërteta është për çdo shqiptar se vota e qytetarëve shqiptarë vdiq, në sensin si votë e lirë, pa rënë në kuti.
Votën e vdiqën pa rënë në kuti përdorimi i 76 milionë eurove si dhuratë për votë 100 euro për çdo pensionist, në tërësi 48 përqind e votuesve apo 760 mijë pensionistë.
Votën e qytetarëve shqiptarë e vdiqën pa rënë në kuti 4500 aktivitete të organizuara në periudhën e ndaluar nga ligji, përfshi edhe ditën e votimit me të famshmen Giro D’Italia, 7 milionë euro një organizate private.
Votën e lirë të shqiptarëve e vdiqën pa rënë në kuti, falja dy ditë para zgjedhjeve e 200 milionë eurove.
Votën e lirë të qytetarëve shqiptarë e vdiqën pa rënë në kuti 29 mijë hektarë kanabis për mbjelljen e 100 mijë rrënjë kanabis në gjithë Shqipërinë për vota.
Votën e qytetarëve shqiptarë e vdiqën pa rënë kuti dhjetëra mijëra leje ndërtimi, leje legalizimi dhe certifikata pronësie, të dhëna të gjitha për të rrëmbyer votën.
Votën e shqiptarëve e vdiqën gjysmë miliardi prokurime publike dhe koncesione, që të gjitha në funksion të blerjes së votës.
Votën e qytetarëve shqiptarë e vdiqën dhjetëra mijëra punësime për votë gjatë fushatës elektorale, krim i shëmtuar ky ndaj votës dhe shtetit.
Votën e vdiqën pa rënë në kuti dhjetëra mijëra punonjës të administratës, të cilët në shkelje flagrante të ligjit u shndërruan në polici politike për qytetarët shqiptarë dhe kontrollin e vullnetit të tyre.
Votën e vdiqën pa hyrë në kuti kartelet e drogës dhe bandat vrastare më të rrezikshme të rajonit dhe Europës. Këto bandat mbështetën 28 deputetë të partisë së krimit dhe disa nga deputetët e tyre, Blendi Gonxhe, Arkend Balla, deputeti Drazhi, Ani Dyrmishi, Sara Mile, Besa Spaho, etj, dolën në këto zgjedhje nga më të votuarit si rezultat i terrorit kriminal që bandat, shefat e policisë, gjykatësit, prokurorët që ata kontrollonin, ushtruan mbi qytetarët dhe vullnetin e tyre.