Ballina Politika PL: Shqipëria, e fundit në rajon për infrastrukturë! Këto rrugë nuk të...

PL: Shqipëria, e fundit në rajon për infrastrukturë! Këto rrugë nuk të çojnë drejt BE

0
11

Partia e Lirisë, duke cituar një raport të OECD-së, thotë se Shqipëria renditet e fundit në rajon s ai përket infrastrukturës dhe lidhshmërisë. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja Jasmira Memelli tha se kjo renditje është alarmante, veçanërisht duke pasur parasysh se vetëm në vitin 2024 janë shpenzuar 400 milionë euro nga Buxheti i Shtetit për infrastrukturën rrugore.

Deklarata e plotë:

Sipas raportit të OECD-së, Shqipëria renditet e fundit në Rajon për sa i përket infrastrukturës dhe lidhshmërisë, pavarësisht se Buxheti i Shtetit, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, ka shpenzuar vetëm për vitin 2024, 400 milionë euro për infrastrukturën rrugore.

Edhe pse me një buxhet të tillë  infrastruktura rrugore dhe hekurudhore e vendit vazhdon të mbetet e pazhvilluar dhe joefikase në krahasim me standardet e Rajonit.

Transporti hekurudhor është pothuajse jashtë funksionit, me përdorim minimal dhe investime gati inekzistente.

Rrjetet rrugore, e sidomos ato rurale janë jasht cdo lloj standardi, as nuk krahasohen me standartet e Rajonit dhe rrugët e tunelet që inagurohen, cuditërisht shemben ose mbyllen pak pas inagurimit fasadë.

Të nderuar qytetarë, kjo nuk është paaftësi. Kjo është vjedhje me ligj.

Kjo është një grabitje e organizuar, që nis nga zyra e Kryeministrit dhe përfundon në xhepat e oligarkëve dhe klientëve politikë të qeverisë.

400 milionë euro për të patur rrugë me gropa, rrëshqitje dherash, mungesë sinjalistike, aksidente të përditshme, projekte që nuk përfundojnë kurrë apo kontrata që fshehin miliona. Një fyerje e hapur për çdo shqiptar që paguan taksa. Nuk ka dëshmi më të qartë se kjo se si keqqeverisja ka kapur çdo qelizë të shtetit dhe nuk mund të ketë shkelje më të rëndë ndaj besimit të qytetarëve.

Këto rrugë vetëm drejt Bashkimit Europian nuk e cojnë Shqipërinë, përkundrazi, e penalizojnë.

Partia e Lirisë nuk do të heshtë, ne kërkojmë, transparencë të menjëhershme për çdo tender, kontratë dhe fond të shpenzuar dhe hetim penal për zyrtarët përgjegjës.

Shqipëria nuk është e varfër, Shqipëria është e grabitur dhe kjo qeveri, që çdo ditë luan teatër me shiritë ceremonialë, në fakt po vendos varfëri dhe padrejtësi në çdo cep të këtij vendi.

Në vend që të ndërtojë rrugë, kjo qeveri po ndërton vila për klientët.

Në vend që të sjellë zhvillim, po gropos mundin e qytetarëve nën betonin e korrupsionit.

Partia e Lirisë, ka denoncuar dhe do të denoncojë këtë realitet, për të mos  lejuar të normalizohet vjedhja, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe  për të kthyer çdo qindarkë të grabitur nga buxheti i shtetit.

Shqipëria nuk mund të ndërtohet mbi gënjeshtra, por mbi drejtësi, transparencë dhe llogaridhënie.