Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap në flagrancë duke vjedhur produkte të ndryshme në një supermarket.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës, për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasi:
V. S., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur produkte të ndryshme në një supermarket;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.