Ballina Sport Zhduket Mbappe, shoku i skuadrës te Reali: Nuk mendoj se e ka...

Zhduket Mbappe, shoku i skuadrës te Reali: Nuk mendoj se e ka lënë ndonjëherë dhomën

0
11

Kilië Mbape nuk po kalon një periudhë të mirë aktualisht. Ylli i Realit është izoluar në hotel, pas virusit që e pengoi të merrte pjesë në ndeshjen hapëse të madrilenëve në Botërorin e klubeve.

Valverde ka zbuluar detaje, pas ndeshjes që Reali barazoi 1 me 1 përballë Al Hilal. “Ka pasur ethe, nuk e di nëse ka lënë ndonjëherë dhomën”, u shpreh mesfushroi i Realit për shokun e skuadrës.

Mbape mbetet nën vëzhgim. Deri tani nuk po e shijon eksperiencën në Amerikë ku temperaturat janë po ashtu të larta.

Sulmuesi i madrilenëve u është shmangur të gjithë aktiviteteve zyrtare, siç është raportuar më parë. Po ashtu nuk mori pjesë te fotoja e sezoni apo stërvitjet e fundit.