Ballina Bota Peshon 13 mijë kilogram dhe depërton dhjetëra metra në beton/ Çfarë është...

Peshon 13 mijë kilogram dhe depërton dhjetëra metra në beton/ Çfarë është GBU-57, arma që SHBA përdori në sulmin nda centraleve bërthamore në Iran

21
0

SHBA-të thonë se kanë goditur tre centrale bërthamore – në Fordo, Natanz dhe Isfahan.

Fordo është i fshehur në një shpat mali në jug të Teheranit dhe besohet se është më thellë nën tokë se Tuneli i Kanalit që lidh Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën.

Thellësia e Fordos nën sipërfaqen e Tokës e ka bërë të vështirë arritjen e saj me armët e Izraelit. Vetëm SHBA-të konsideroheshin se kishin një bombë “shkatërruese bunkerësh” të fortë dhe mjaftueshëm të madhe për të shkatërruar Fordon.

Kjo bombë amerikane quhet GBU-57 Massive Ordnance Penetrator (MOP). Pesha e saj është 13,000 kg (30,000 lb) dhe është në gjendje të depërtojë rreth 18 metra beton ose 61 metra tokë para se të shpërthejë, sipas ekspertëve.

Tunelet e Fordos mendohet të jenë 80 deri në 90 metra nën sipërfaqe, kështu që MOP nuk është i garantuar të jetë i suksesshëm, por është e vetmja bombë që mund t’i afrohet kësaj.

Raportet e mediave amerikane thonë se në sulme u përdorën armë zjarri MOP.