Ballina Kulturë Më 22 qershor 1898, në Gjermani, lindi Erich Maria Remarque

Më 22 qershor 1898, në Gjermani, lindi Erich Maria Remarque

19
0

Më 22 qershor 1898, në Gjermani, lindi Erich Maria Remarque, autor i veprave të paharrueshme që kanë tronditur dhe frymëzuar breza të tërë lexuesish.

Ai u nda nga jeta në vitin 1970, por librat e tij jetojnë ende si dëshmi të fuqishme të realitetit njerëzor në kohë lufte dhe paqe.

“Asgjë e re nga fronti i Perëndimit” është vepra që e bëri të njohur në gjithë botën – një roman tronditës mbi absurditetin dhe tmerrin e Luftës së Parë Botërore, i përjetuar nga sytë e një ushtari të ri.

Me një stil të thjeshtë, por thellësisht emocional, Remarque përçoi dhimbjen, zbrazëtinë dhe humanizmin, duke denoncuar luftën si makineri që vret jo vetëm trupin, por edhe shpirtin, shkruan na ishte dikur.