Ballina Europë Ndodh e paprituara/ Hajdutët u perpoqën të futeshin në vilën e Arnautoviç,...

Ndodh e paprituara/ Hajdutët u perpoqën të futeshin në vilën e Arnautoviç, por përleshen me…

10
0

Momente tmerri u regjistruan mbrëmjen e së shtunës, teksa dy hajdutë u përpoqën të futeshin në vilën e Marko Arnautoviç, në provincën e Komos por u ndaluan nga dy roje sigurie.

Pas një përleshje të gjatë, njëri prej rojeve u godit në kokë, dyshohet me një shkop. Pronarët nuk ishin në shtëpi, por vetëm dy kujdestarët, një çift me kombësi filipinese, që u ngujuan brenda dhe thirrën policinë. Dy hajdutët arritën të iknin para mbërritjes së karabinierëve.

Gjithçka ndodhi mbrëmjen e djeshme, të shtunën më 21 qershor. Rreth orës 23:00, dy hajdutët hynë nga pjesa e prapme e vilës, e cila ndodhet në zonën rezidenciale të via delle Ginestre , por u gjetën përballë dy rojeve që po ruanin pronën.

Mediat italiane raportojnë se një ambulancë mbërriti gjithashtu në vendngjarje dhe i ndihmoi 43-vjeçarit që kishte plagë dhe lëndime, veçanërisht në njërën shpatull, por punonjësit e shëndetësisë e konsideruan të mjaftueshme ta trajtonin në vend pa e çuar në spital.

Karabinierët tani po hetojnë rastin , pasi kanë mbledhur dëshmi nga të pranishmit.