Ballina Aktualitet Një sqarim për mosbotimin e shkrimit të z. Spartak Braho ditën e...

Një sqarim për mosbotimin e shkrimit të z. Spartak Braho ditën e djeshme lidhur me Sali Berishën si “spiun profesionist”

13
0

Ka nisur një turragarë për eksluzivitetin e shkrimit të djeshëm  të z. Braho lidhur për Sali Berishën për të marrë të drejtën e botimit. Ky është problem i atyre  që kur i është dashur z. Braho, për t’a përlyer se ju shante Berishën e kanë bërë  dhe ja kanë diktuar edhe punonjësve të tyre. Tani ju duhet se janë  zënë ata me Berishën dhe ju pëlqen ajo që thotë z.Braho. Deri para ca vitesh i thanë vrasësi i fundit i politikës, tani, që po denoncon vrasësin e fundit që ka mbetur në politikë. Unë pi kafe shpesh me zotin Braho edhe për një rrethanë që ka lidhje me ambjente që janë afër shtëpisë së tij ku është televizioni. Kurrë nuk kam parë te ai qejfmbetje, por ndoshta nga të vetmit edhe falë kulturës dhe pjekurisë që i ka dhënë politika, më ka respektuar edhe pse kur kam punuar në media të djathta, kam qenë edhe unë kritik ndaj tij në shkrime. Nuk kam nguruar t’ia them këtë edhe të tjerëve, madje edhe pse ka pasur që nuk i kanë pëlqyer. Po Shqipëria kështu është , jo vetëm me Spartakun dhe Spartakët. Kur ju pëlqen Ngjela, e duan edhe ate si Spartak, kur nuk ju pëlqen i turrën edhe atij si “spartanë”. Tashmë që në mes janë dhe klikimet. Gjithsesi pjesa që unë dua të sqaroj nuk është kjo, se ka edhe portale që janë bërë si oturak që i gjëmojnë atyre që pjerdhin ngaqë ju duken si klikime. E thashë dhe do ta them pa asnjë problem se Brahon e takoj shpesh, kemi qarë edhe halle bashkë, unë njëherë që i kam me shumicë, po edhe situata nga përvoja e tij politike për shumë miq dhe kundërshtarë, madje edhe klerikë. Do ta takoj pa asnjë problem dhe pa asnjë vrasje ndërgjegje sidomos për një “grup” klikimesh. Shkrimi i zotit Brajo ka ardhur dje në kompjuterin tim në orën 13.06. Nuk është shkrimi i parë që ai ka dërguar te unë, madje prej vitesh ka sjellë shkrime dhe jo vetëm për Berishën. Unë nuk e kam botuar shkrimin dje jo se ishte kundër Berishës apo për Berishën. Rrugët e mija me politikën janë ndarë herët pavarsisht se si gazetar më duhet ti takoj, intervistoj apo edhe ti botojë ato që thonë. Edhe për ata që janë shqetësuar se më ka munguar kurajo. Shkrimi i zotit Braho kishte një pasaktësi të vogël, po që mua mu duk e arsyeshme për të mos rrahur gjoksin. Ndodh shpesh që në redaksi vijnë shkrime nga një person drejtuar disa të tillave. Ajo që më frenoi ishte se z. Braho kishte shkruar siç edhe mund ta shihni në foto: Shkrim për z. Adrian Thano…”. Mendova se gabimisht ka ardhur edhe te unë pasi na ka ndodhur të gjithë edhe pa dëshirë për ta bërë një “gabim” të tillë. Kjo ishte arsyeja e mosbotimit. Me oturakët e klikimit të pordhave nuk merrem. Ata që janë të shqetësuar se nuk e botova shkrimin se e kishte dërguar Braho po i qetësoj se kjo është e verteta. Është e turpshme të paragjykosh në këtë mënyrë. Jam i bindur që zoti Braho na ka mirëkuptuar. Për ata të klikimëve pastaj…kemi një shprehje ne këtej nga Shqipëria Mesme!

Shkrimi plote i ardhur te ne që menduam gabimisht:

A eshte Sali Berisha spiun profesionist ?

Ka kohë që vendi po zien nga debati për dosjet e ish-Sigurimit të
shtetit, teksa përflitet se ish-kryeministri Sali Berisha kanë qenë një ndër
bashkëpunëtorët e tij edhe gjate viteve te ndryshimeve demokratike i
rekrutuar nga shërbimet e huaja sekrete serbe dhe franceze.
Këtë fakt e deshmon ish oficeri i Ministrise se Brendshme Ali
Anadolli, i cili në atë kohe drejtonte një seksion të kundër zbulimit në
Drejtorinë e Tiranës.Sipas këtyre shënimeve Sali Berisha ne vitin 1967 u
be bashkepuntor i sigurimit te shtetit.
Këtë te dhene e dëshmon edhe ish oficeri i zbulimit Bujar
M.Hoxha në librin e tij ‘’Pluralizmi Shqiptar’’.
Tashmë kandilit politik i Berishës “i ka mbaruar vaji”, por qartësisht
mund të thuhet se kemi të bejme me nje agjent jo te thjeshte, por me një
spiun të shumfisht të zhytur thellë dhe me veprimtari agjenturore kundër
vendit të tij.
Ndonese në ndryshimet demokratike ai mori aureolen e krijimit te nje
force te re te nje politike sic ishte Partia Demokratike, por sic shprehen
shkrimtaret disidentë Kasem Trebeshina, dhe Daut Gumeni, “PD-ja ne
barkun e pluralizmit lindi si parti e vdekur.
Sali Ram Berisha mendohet se është rekrutuar ne vitin 1967 nga
Sigurimi i Shtetit me pseudonimin “Penicilina”.
Ka deshmi dhe raporte per kete fakt me shkrim te ish operativit te
Ministrise se Brendshme Ali Anadolli. Ne keto raporte dhe deshmi
thuhet se operativi e ka terhequr Berishen si bashkepunetore ne sektorin
e mjekesise. Por jo vetem Berisha ka kryer detyren e bashkepunetorit
por edhe te tjere, drejtues te sotem edhe Edi Rama intelektuali
kontravers i institutit te arteve, nje opozitar i thekur me sistemin ne vitet
90 eshte ndjekur nga sigurimi i shtetit, por per rrethana speciale “eshte
kursyer”.
Rezulton se pasi Berisha mbaroi studimet ne Fakultetin e
Mjekesise, u mbajt në spitalin e Tiranës si mjek kardiolog dhe u dërgua
here pas here per specializim në Francë. Po në këto vite Berisha kërkoj
të antaresohet si komunist në Partinë se Punës. Me nxitjen e njerzve te tij
të afërt dhe ndërhyrjen e Idriz Shehut që në atë kohë ishte kryetar Degës
së Punëve të Brëndshme Tropojë. Sipas rregullave te asaj kohe në
organet e sigurimit nuk lejohej që komunistët të rekrutoheshin si
bashkëpuntor.
Nga të dhëna te tjera zyrtare konfirmohet se në vitin 1971 Sali Berisha u
martua me Liri Rexhep Ramën. Në dosjen operative prej 1200 faqesh në
arkivin e sigurimit të shtetit, rezulton se vjehrri i tij, Rexhep Rama ka
qënë i terhequr si bashkëpuntor nga sherbimi sekret jugosllav, UDB.
Gjithashtu është fakt i njohur se, tezja e gruas se tij, Milica Bulatoviç ka
qënë kolonele e UDB-së dhe mbështetëse e Rankoviçit gjatë
opercaioneve shfarosëse ndaj shqiptare.
Gjykimi im eshte se edhe gjate ketyre 35 vjeteve te ndryshimi te
sistemit, roli i Berishes ka qene shume aktiv dhe destruktiv me pasoja te
renda per fatin e vendit.
Kete perfundim e konfirmojne ne librin e tyre “Çështja shqiptareriformesimi
I Ballkanit” studiusit anglez James Petifer dhe Miranda
Vickers. Keta studiues nenvizojne se “gjatë kohës të studimeve e
specializimeve në Francë, (vitet 70), Sali Berisha ka dekonspiruar tek
shërbimi fshehtë francez rrjetin e agjentëve shqiptarë të zbulimit, emrat e
të cilëve i janë përcjellë edhe UDB-së”.
Por akti më antikombetare i këtij njeriu ndodhi kur ai erdhi ne
pushtet duke sabotuar me qendrimin e tij, illese e rezistences dhe
organizimin e UÇK-së per çlirimin e Kosovs nga regjimi serb.
Ne kete liber te studiuesve angleze, autoret theksojne se ( faqe 156-
157 ) “hapat e parë në këtë drejtim u hodhën që në vitin 1991-1992 kur
një grup prej 54 djelmoshash kosovarësh filluan përgatitjen ushtarake në
akademinë ushtarake të Tiranës, por qeveria e tij i mbylli këto kampe
përgatitjeje dhe arrestoj një pjesë të personelit më të rëndësishëm
kosovar”. Qeveria e Berishës arriti deri atje sa arrestoj dhe burgosi
Adem Jasharin sëbashku me zëdhënësin e tij politik Hashim Thaçi.
Pikërisht po në këtë kohë qeveria e Berishës theu embargon e naftës të
vendosur nga OKB-ja gjate luftes shperberese ne Jugosllavi. Ai ngriti
posaçërisht edhe shoqërinë “Shqiponja” pranë PD-së, të cilën e
administronte Tritan Shehu. Më pas ishte po Sali Berisha ai që i bëri
thirrje delegacionit kosovar gjate bisedimeve e Rambujesë, per të mos e
firmosur marrëveshjen e paqes që çoi në çlirimin e Kosovës, nje akt ky
qe ndihmonte vetem rregjimin e Milloshevicit.
Një fakt tjetër që deshmon veprimtarinë agjenturore te tij lidhet me
dokumentacionin arkivor pranë SHIK-UT. Ai urdhëroi kreun e ketij
organi represive Bashkim Gazidede që ta asgjesonte kete arkive. Por jo
gjithçka është asgjesuar, pasi persona fizike qe kane drejtuar organet e
kundëzbulimit para viteve 90 dhe me pas ende disponojne fakte
personale serioze dhe kujtime autentike.
Me kete rast do te nenvizoje se nje pjese e këtyre personave kane dijeni
te sakta per veprimtarine agjenturore te Sali Berishes si spiun i UDB-së
etj.
Ja ç’thote në shënimet dhe raportet e tija ish oficeri i kunder zbulimit
shqiptar Ali Anadolli.
(të vendoset fotografia e Ali Anadollit)
Shikoje mirë këtë fotografi Sali Berisha. Të kujtohet ? Eshte viti 1967.
Ky është oficeri 38-vjeçar Ali Anadolli që kryente detyrën patriotike në
frontin e mbrotjes së atdheut nga veprimtaria armiqësore e terroriste e
zbulimeve të huaja. Ne takime te posaçme me ju ai të kërkoi që ta
ndihmoje dhe bashkepunoje për mbrojtjen e interesave te atdheut. Ti
pranove dhe firmose pa hezitim të viheshe në shërbim të mbrojtjes se
atdheut por nuk dihet motivi dhe aryet e sakta pse u rreshtove si
bashkepunetore tani une dicka mar me mend per arsyen, por saktesisht
ato i di vetem ti.
Le të shohim disa shënime të tjera të një drejtuesi tjeter te organeve
kunderzbulimit te Ministrise se Brendshme, Bujar M.Hoxha.
(të vendoset fotografia e Bujar M.Hoxhës)
Bujar M.Hoxha duke analizuar ne librin e tij “Pluralizmi Shqiptare”
ndryshimet e zhvillimeve ve ne dukje se : “Në fundin e viteve 80-90 ne
shume parti opozitare, duke perfshire edhe Partine Demokratike u
infiltruan persona nga agjentura jugosllave. Te gjitha fijet e ketij
infiltrimi organizoheshin dhe bashkoheshin tek ish Konsulli Shqiptare ne
Turqi, kosovari Bujar Hoxha, i cili kishte ndikim te madh ne strukturat e
reja te Partise Demokratike, në emerimet e drejtuesve kryesore te saj ne
nivel qendror, lokal dhe ekzekutiv. Ishin keta drejtues te infiltruar te
UDB-se qe organizuan protestat dhe vrasjet ne 2 Prill te 1992 ne
Shkoder. Këtë fakt e konfirmon edhe avokat Nafiz Bezhani në kujtimet e
tij.
Studiuesi Bujar M.Hoxha konfimon se ne disa rrethe si Shkoder,
Tropoje, Diber, ne kete periudhe u krijuan dhe vepronin rrjete
agjenturore te lidhura me sherbimet serbe. Personazhe te ketyre rrjeteve
u emeruan pas zgjedhjeve te vitit 1992 ne poste kryesore ne Partine
Demokratike dhe strukturat prioritare.
“Dhendri i Serbise” ( reference per Sali Berishen ) ishte figura politike
kryesore qe sherbeu si lidhje kryesore e rrjetit agjenturor jugosllav.
komenton Bujar M.Hoxha.
Vendosja ne krye te SHIK-ut nga Berisha te Bashkim Gazidedes nje
personazh tjeter politik me aktivitet ne sherbimin sekret jugosllav u bë
vetem me qellimin qe te fshiheshin, manipuloheshin e zhdukeshin dosjet
e bashkepunetoreve reale te agjentures duke i dekonspiruar kete
dokumentacion tek sherbimet e tjera te huaja kryesisht ai serb.
Ka te dhena se nje pjese e ketyre dosjeve agjenturore te para viteve 90
qe ndosheshin ne arkiven e SHIKU-ut u njohen, shfytezuan, e vleresuan
pozitivisht per profesionalizmin e tyre edhe nga sherbimi sekret
amerikan, CIA.
Fatos Klosi ish drejtues i SHISH-it ka dhene kete opinion :
(Të vendoset foto e Fatos Klosit)
Ish drejtori i SHISH-it pas vitit 1997, Fatos Klosi ka pohuar ne
prononcimet e tij mediatike, se “Sali Berisha ka patur dosje agjenturore
ne arkivat e sigurimit te shtetit dhe ai eshte ndjekur si bashkepunetor i
mundshem i UDB-se, ndonese dosja personale e tij eshte zhdukur
fizikisht,por se ne raportet e asaj kohe te CIA-s, Berisha cilesohej si
kundershtar i levizjes dhe organizimit luftarak te UÇK-se per liri dhe
pavaresise te Kosoves”.
Te njejtat perfundime na ka dhene analisti dhe studiuesi Kastriot Alia ne
gazeten Euro Albania, ne te cilat ai pohon se në dosjet agjenturore, Sali
Berisha ka vepruar duke mbajtur pseudonimin “Penicilina” dhe
“Bisturia”.
(Të vendoset foto e Kastriot Alisë)
Informacion e te dhena te personalitetit dhe aktivitetit agjenturor te
Sali Berishes ka pëshkruar edhe badigardi i tij në librin ‘’Izet Haxhia
përballë Sali Berishës’’, te cilat nuk jane vetem përfundime retorike, por
deshmi personale te nje njeriu qe ka qendruar per disa vite prane tij, te
veshura me fakte konkrete, episode dhe vendngjarje që dëshmojnë per
veprimtarine kriminale, destruktive, antikombetare dhe terroriste te Sali
Berishës.
Izet Haxhia pohon se ‘’UDB-ja serbe ishte padronja e Berishes ne
Beograd’’ dhe se ata shpesh kane nderhyre dhe ndikuar per qendrimet e
theksuara anti-amerikane te Berishes. Izet Haxhia kujton me kthjellesi se
ka marr urdher per te realizuar nje plan per bombardimin dhe goditjen e
Ambasades Amerikane ne Shqiperi. Po me porosi te Berishes dhe
Bashkim Gazidedes gjatë viteve 1992-1996 u strehuan ne Shqiperi
terroriste arab, ku dyshohet edhe perfshirja e Bin Laden-it. Në këto
operacioneu vu ne dispozicion edhe kusheriri e Berishes, Haxhi Bardhi.
(Të vendoset foto e Izet Haxhisë)
Pak a shume dhame nje pasqyre te veprimtarise agjenturore si
bashkepunetore dhe spiun ne interes te sherbimeve te huaja te Sali
Berishes. Me kohe faktet e reja, qe ndodhen ne arkivat jugosllave,
franceze, amerikane etj do te ekspozohen.
Janë të pa llogaritshme dëmet që i ka shkaktuar vendit ky
personazh i zi, i katapultuar në politikën në drejtimin e shtetit shqiptare
si Kryeminister dhe President i vendit. Kjo periudhe edhte quajtur
tranzicion, por qe per fat te keq vazhdon edhe sot.
U neperkemben te gjithe parametrat demokratik te shteti normal, si
dhe vendosja e demokracise se vertete, ne te mire te zhvillimit progresist
te Shqiperise.
Pyetjes qe kemi ngritur ne titull: A ka qene Sali Berisha spiun, dhe
qe perben thelbin e ketij shkrimi eshte se: Po, ka qene dhe mbetet spiun
qe ka demtuar rende interesat kombetare. Kete fakt vete Sali Berisha as
nuk e ka pohuar, por as nuk e ka mohuar.
Abraham Linkoln ka thene se ‘’Mund te genjehen te gjithe per pak
kohe, por nuk mund te genjehen te gjithe per gjithmone’’.
Ajo qe dime deri tani per Sali Berishen eshte vetem nje pike uji,
por ajo qe akoma nuk dime eshte sa uji ne oqean.

Spartak Braho
Jurist, Ish deputet dhe Kryetar i Komisionit te Sigurise Kombetare