16 persona kanë kërkuar ndihmë tek policia Kufitare e Himarës pasi në zonën midis plazhit të Qeparoit dhe Borshit duke lundruar me canoe nuk kanë mundur te rikthehen në breg për shkak të detit me dallgë.
Punonjësit e policisë kufitare kanë ndërhyrë duke i shoqëruar dhe shpëtuar 16 personat, të cilët mësohen se janë të huaj dhe ndodheshin në afërsi të Porto Palermo.
Ata janë ndihmuar nga policia kufitare që të dalin në breg, ndërkohë që mjeti tip canoe në të cilin ata ishin në det e kanë lënë në det pasi nuk mund ta tërhiqnin.