Ballina Aktualitet Rritet numri i përdoruesve të drogës/ Mungesa e qendrës së rehabilitimit lë...

Rritet numri i përdoruesve të drogës/ Mungesa e qendrës së rehabilitimit lë të pambrojtur të rinjtë

14
0

Numri i përdoruesve të drogës në vend është në rritje të vazhdueshme, ndërsa mjekët japin alarmin për uljen e moshës së parë të kontaktit me substancat narkotike.

Abuzimi me kokainën dhe drogat sintetike po shoqërohet me raste të shumta urgjencash spitalore.

Por, shqetësim është se vendi ynë ende nuk ka një qendër të specializuar për rehabilitimin e personave të varur, duke e lënë luftën kundër drogës.

Ndërsa numri i përdoruesve të substancave narkotike në vend është në rritje të vazhdueshme sipas të dhënave, mungesa e një qendre të specializuar për rehabilitim mbetet një boshllëk i madh në sistemin shëndetësor dhe social shqiptar, sipas ekspertëve.

’Fatkeqësisht është e vetmja hallkë në zinxhirin tonë që mungon. Pra në qendrën e rehabilitimit  fillon dhe edukon sjelljen ndja drogës dhe alkoolit. Ka raste të cilat këtu dështojnë’’.

Mjeku Toksikolog Andrin Tahiri tregon se ka një ulje të ndjeshme të moshës së parë të kontaktit me drogat, me shumë të rinj që nisin të eksperimentojnë që në moshën 13-14 vjeçare.

‘’Është ulur mosha e eksperimentimit të drogës sidomos të marijuanës sepse është drogë më e lirë’’.

Sipas mjekut rezulton se përdoruesit e drogërave të forta si kokaina, kryesisht janë persona me të ardhura të larta, ndërsa drogat sintetike janë zgjedhja më e zakonshme për të rinjtë, për shkak të cmimit dhe mundësisë për tu gjetur më lehtë.

Toksikologu zbulon se numri i rasteve të urgjencave spitalore është rritur, sidomos gjatë sezonit të verës, për shkak të përdorimit të “kokteleve” të substancave që shkaktojnë komplikacione të rënda shëndetësore, deri në rrezik për jetën.

Duke marrë parasysh situatën, ekspertët bëjnë thirrje për masa parandaluese dhe edukuese për rreziqet e lëndëve narkotike