Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës, ku rreth orës 19:45 dyshohet se një vajzë e mitur, vetëm 4 vjeçe, është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës.
E mitura është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore të specializuar. Ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.