Ballina Bota Zbulohen 381 trupa të braktisur në një krematorium në Meksikë, dyshohet se...

Zbulohen 381 trupa të braktisur në një krematorium në Meksikë, dyshohet se janë viktima të krimit të organizuar

11
0

Autoritetet meksikane kanë zbuluar 381 trupa të braktisur në një krematorium privat në Ciudad Juarez, një ngjarje që ka tronditur vendin.

Trupat ishin vendosur pa rregull nëpër dhoma të ndryshme, shpesh mbi njëri-tjetrin në dysheme. Prokuroria lokale akuzon shtëpinë funerale për neglizhencë të rëndë dhe ka nisur hetimet për përgjegjësit.

Të gjitha trupat ishin balsamosur dhe mbanin certifikata vdekjeje, por disa duket se ishin braktisur për më shumë se dy vjet. Ende nuk është konfirmuar nëse viktimat lidhen me krimin e organizuar.

Një nga menaxherët e objektit është marrë në pyetje nga prokuroria. Rasti thekson krizën e thellë në sistemin mjeko-ligjor të Meksikës, përballë numrit të madh të viktimave dhe mungesës së burimeve. Vendi vazhdon të jetë i goditur nga dhuna e bandave.