Ballina Aktualitet Dosja “Partizani”/ Gjyqtarja kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me deputeten e PD, Andia...

Dosja “Partizani”/ Gjyqtarja kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me deputeten e PD, Andia Ulliri

18
0

Gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga gjykimi i dosjes “Partizani”.

Dorëheqja është paraqitur tek drejtuesi i GJKKO, Erion Bani. Në argumentet e saj thotë se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri.

Elsa Ulliri ishte caktuar gjyqtare relatore ndërsa anëtarë janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloj. Në orën 10:00 nis seanca në themel ku pritet të mësohet edhe vendimmarrja mbi kërkesën e gjyqtares.

Nuk dihet nëse është pranuar apo jo kërkesa.