Ballina Europë Evropa “digjet” nga i nxehti, Moska regjistron 30 qershorin më të ftohtë...

Evropa “digjet” nga i nxehti, Moska regjistron 30 qershorin më të ftohtë në histori

10
0

Në të gjithë historinë e vëzhgimeve meteorologjike, në Moskë u regjistrua 30 qershori më i ftohtë deri më tani, tha eksperti kryesor i Qendrës Meteorologjike Phobos, Yevgeny Tishkovets.

“Dita e fundit e qershorit u bë më e ftohta në të gjithë historinë e Stacionit Kryesor Meteorologjik të Moskës.

Deri në orën 3 të pasdites, termometri tregoi vetëm plus 12.6 gradë.

Rekordet nga viti 1962-1976 u thyen, kur në këtë ditë ishte plus 14 dhe plus 14.7 gradë”, tha Tishkovets për RIA Novosti.

Europa, ndryshe nga Rusia, shënon temperatura rekord të nxehti.

Në Spanjë temperatura shkoi deri në 46 gradë.