Ballina Politika Rinumërimi/ Ben Andoni: Ka tjetërsim vote. Lëvizjet me mbi 800 vota për...

Rinumërimi/ Ben Andoni: Ka tjetërsim vote. Lëvizjet me mbi 800 vota për kandidatët janë shumë, Ceno Klosi s’do ketë moral në Kuvend

15
0

Analisti Ben Andoni, i ftuar në studion e News 24 foli edhe për procesin e rinumërimit.

Andoni tha se në procesin e rinumërimit u vërejt se ka tjetërsim vote. Ai u shpreh se lëvizjet me mbi 800 vota për kandidatët janë shumë, duke pasur parasysh rastin e Ceno Klosit. Andoni shtoi se Ceno Klosi tashmë në parlament nuk do ketë moral.

“Rinumërimi duket se nuk ka gabime njerëzore, por ka tjetërsim vote. Mbi 800 vota janë shumë dhe kanë të bëjnë me moralin e individit, që do të jetë në parlament. Lëvizjet me mbi 800 vota për kandidatët janë shumë, Ceno Klosi s’do ketë moral në Kuvend. Narracioni i Ramës ndaj opozitës është shqetësues. Institucionet thuajse nuk përfillen nga ekzekutivi. Shumë shqiptarë sot nuk e ndjejnë veten të përfaqësuar. Shqetësimet e Berishës për zgjedhjet janë të drejta. Ne e dimë shumë mirë që zgjedhjet në Shqipëri mbyllen 1 muaj më herët. Edhe Vuçiç në Serbi vetëm fiton. Problemi i opozitës shqiptare është që nuk ngjall besim. Që opozita të vijë në pushtet, duhet të ngjallë besim. Shqiptari ikën sepse nuk ka më besim, ikja është edhe sepse çdo gjë është e shtrenjtë, duke marrë parasysh të ardhurat tona. Opozita duhet të vijojë luftën e saj për zgjedhje të ndershme”, tha Andoni.