Ballina Ekonomia “Nga Velipoja e deri në Sarandë qytetarët nga Kosova po blejnë villa...

“Nga Velipoja e deri në Sarandë qytetarët nga Kosova po blejnë villa e apartamente e më pas po i lëshojnë me qira “

19
0

Qytetarët kanë filluar të tregojnë interes të shtuar për të investuar në Shqipëri, duke blerë villa dhe apartamente në zona të ndryshme turistike dhe urbane. Këtë e ka konfirmuar edhe Fiori Zani nga Agjencia Turistike në Shqipëri.

Në televizionin A2Cnn në Shqipëri, Zani deklaroi se kosovarët po ashtu kanë filluar të investojnë edhe në restorante e lokale.

“Kosovarët po shohim se po blejnë apartamente, po blejnë villa në rezidenca shumë të mira. Dhe po preferojnë unë po i shohë këto plazhet elitare, që po rritet numri i turistëve kosovarë. Po preferojnë pjesën dërmuese Velipojë, Shëngjin, Durrës por edhe Vlorë e Sarandë”, u shpreh ajo.

Zani tha se një pjesë e tyre këto villa dhe apartamente në vitin e parë i shfrytëzojnë për vete, por më pas i lëshojnë ato edhe për të tjerët përmes aplikacioneve “Booking” dhe “Airbnb”.

Ndryshe,  Shqipëria vazhdon të mbetet një ndër destinacionet më të preferuara për pushime verore, falë plazheve të bukura, klimës së ngrohtë dhe mikpritjes së veçantë.