Ballina Politika Zjarri te landfilli në Elbasan, Qani Xhafa: Rama teatër në Cërrik, t’u...

Zjarri te landfilli në Elbasan, Qani Xhafa: Rama teatër në Cërrik, t’u kërkonte falje qytetarëve

16
0

Edhe deputeti demokrat, Qani Xhafa foli në Kuvend për zjarrin në landfillin e Elbasanit, ku sipas tij zjarri ka qenë i qëllimshëm për të zhdukur provat.

Ai u ndal edhe tek takimi i kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Cërrik, të cilin e quajti një teatër.

“I është vënë zjarri fushës së mbetjeve pranë landifillit, një ditë pasi prokuroria e Elbasanit thirri 21 persona, nëpunës të bashkisë Elbasan dhe punonjës të inceneratorit, për zhdukjen e provave aty është vënë zjarri. Është i qëllimshëm. E kam paralajmëruar më herët që në Elbasan do kemi katastrofë të rëndë mjedisore. Tetari që bëri dje kryeministri, të ndalonte te inceneratori dhe t’i kërkonte falje banorëve të Elbasanit për ata katastrofë që ka krijuar. Ajo fushë të bllokohet dhe të gjendet vend i përshtatshëm për mbetjet urbane”, tha Xhafa.