Ballina Aktualitet Vijon ‘saga’ e dëshmisë, Erion Alibej sfidon SPAK: Kush nga ju e...

Vijon ‘saga’ e dëshmisë, Erion Alibej sfidon SPAK: Kush nga ju e mbron Plarent Dervishajn e Suel Çelën, i njoh shumë mirë lojërat e…

53
0

Ka vijuar edhe këtë të enjte saga e dëshmisë së Erion Alibejt, në kuadër të dosjes ‘Plumbi i Artë’, teksa ka sfiduar SPAK gjatë dëshmisë së tij para trupës gjykuese të GJKKO.

Në dëshminë e tij, Alibej i është drejtuar prokurorit të dosjes, Bnehar Dibra, duke i thënë se kush nga SPAK po e mbron Plarent Dervishajn dhe Suel Çelën, dy nga eksponentët më të rrezikshëm të bandave që operojnë në Elbasan.

Alibej ka këkruar nga prokurori Dibra, që deklarimet e tij të mëparshmë të mos u viheshi në dispozicion avokatëve të kundërshtarëve, pasi i njihte mirë lojërat e tyre jashtë.

‘Unë kam bërë një deklarim shumë të gjërë dhe në gjykimin tim i takon vetëm 25% të këtyre të akuzarve këtu. Kush e mbron Plarent Dervishajn nga ju? Suel Çelën? Apo njerëz të trafikut të drogës? Për persona që nuk janë pjesë e këtij procesi, unë do isha i pari që do i kërkoja gjykatës të viheshin fashikujt në dispozicion. Kam dhënë një deklarim shumë të madh, kam përmendur shumë njerëz. Sa herë që do kërkohet nga çdokush, unë mezi pres të ballafaqohem me këdo. Do ju lutesha që deklarimet e mia të mëparshme të mos i viheshin në dispozicion avokatëve. Unë i di shumë mirë lojërat e këtyre. Avokatëve nuk u intereson ccfarë kam thënë unë, por kanë interes për kundërshtarët tonë që janë jashtë’, është shprehur gjatë dëshmisë Alibej.

Dëshmia e Erion Alibejt në gjykatë: 

Behar Dibra: Është thjesht një akt marrje në pyetje por nuk është firmosur konform ligjit. I vetmi akt i marrjes në pyetje është ai që ju kemi vënë në dispozicion gjykatës dhe avokatëve.

Alibej: Kam nje deklarim shumë të gjat pra 25% janë sjell këtu. Kush e mbron Suel Çelën kush dhe kriminelët e tjerë. Çfarë nuk i takon këtij procesi gjyqësorë nuk mund të sillet këtu sepse unë kam edhe familjarë jashtë. Unë kam përmendur emra të personave që janë jashtë kësaj salle që nuk janë pjesë e këtij procesi që na rrezikojnë familjen.

Enver Diva: Pse të mos i marrim të gjitha deklarimet të marrim vesh çfarë kanë thënë të dalin sheshit se jemi të akuzuar për vrasje. Normal që këtyre ju dhimbet familja po kalamajt tonë kush i mbron?

Prokuror Behar Dibra: Edhe juve ju mbron shteti, ju mbron duke ju mbajtur në burg.

Avokati Gent Rumano( Henrik Hoxha): Unë mbroj vetëm klientin tim nuk kam asnjë interes tjetër për persona të tjerë çfarë thot Alibej.

Gjyqtarja-Prokurorëve: Kemi marrë një vendim do sillni procesverbalin ta vini në dispozicion të avokatëve.

Behar Dibra me tone të Larta: Nuk është bërë 29.09.2022 provë nuk është procesverbal. Nuk është në fashikuj.

Gjyqtaraj: Procesverbalin e datës 29.09.2022 do ta sillni në para gjykatës me firm apo pa firm.

Behar Dibra: Nuk është një procesverbal që i shërben këtij procesi por marr përsipër t’ua sjell tani. (largohet nga salla për të marrë procesverbalin)

Të pandehurit kërkojnë të largohen nga seanca

Avokati Gent Rumano- policëve: Mos i prekni me dorë, mos i ndaloni nuk keni të drejtë t’i prekni.