Ballina Politika Rama ‘furtunë’ në Vlorë/ Zbulohet arsyeja e vizitës ‘rrufe’, kryeministri kërkon dorëheqjen...

Rama ‘furtunë’ në Vlorë/ Zbulohet arsyeja e vizitës ‘rrufe’, kryeministri kërkon dorëheqjen e…

0
16

Kryeministri Edi Rama ka reformuar Partinë Socialiste në Vlorë gjatë takimit me dyer të mbyllura, teksa ka kritikuar kryebashkiakun Ermal Dredha, drejtuesit e Partisë Socialiste, si edhe deputetët e këtij qarku. Ai ka ndryshuar kryetarët dhe bashkëkryetarët e Partisë Socialiste Vlorë.

Nga Admir Malaj dhe Vilma Bello si bashkëkryetare Rama ka komanduar në krye të Partisë Socialiste Vlorë, Klevis Kason dhe bashkëkryetare Erjona Ismailin. Ndër të tjera mësohet se ka kërkuar dorëheqjen edhe të një pjese të mirë të administratës së bashkisë së Vlorës. Ka kritikuar edhe deputetët e qarkut për punën e tyre të deritanishme që lë për të dëshiruar Rama gjithashtu ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të nënkryetarëve të bashkisë së Vlorës.

Gjatë takimit, Rama shprehu pakënaqësi të theksuara për menaxhimin e sezonit turistik, problemet me furnizimin me ujë të pijshëm dhe ankesat e qytetarëve lidhur me cilësinë e shërbimeve. Kryeministri kërkoi dorëheqjen e disa drejtuesve të institucioneve në Vlorë, të cilët sipas tij nuk kanë qenë efikasë në detyrat e tyre. Përveç kësaj, u kërkua largimi i një pjese të administratës së Bashkisë së Vlorës. Rama kritikoi edhe deputetët e qarkut për performancën e tyre të dobët gjatë periudhës së fundit. Vizita e papritur dhe kërkesat për ndryshime rrënjësore në administratën lokale vijnë në një moment ku problemet me ujin e pijshëm në kulmin e sezonit turistik kanë shkaktuar shumë pakënaqësi.