Ballina Politika “Maskarallëk politik”/ Rezultatet e rinumërimit, reagon ashpër politologu: Zegjineja “humbi” dhe fitoi...

“Maskarallëk politik”/ Rezultatet e rinumërimit, reagon ashpër politologu: Zegjineja “humbi” dhe fitoi sërish mandatin

0
10

I ftuar në një studio televizive, Zekthi e cilësoi këtë akt si një “deformim të trupshëm të vullnetit të qytetarëve” dhe një veprim të motivuar nga interesa politike.

Politologu Fitim Zekthi komentoi zhvillimet e fundit pas përfundimit të procesit të rinumërimit të votave në qarkun e Fierit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku pas daljes fituese me vetëm 10 vota avantazh ndaj Zegjine Çaushit, kandidatja Maldrita Bardho vendosi të tërhiqet, duke i lënë mandatin sërish Çaushit.

Fitim Zekthi:

“Kjo që ndodhi është një maskarallëk. Nëse një njeri nuk do të marrë mandatin, nuk hyn fare në zgjedhje. Zgjidhen deputetë dhe dorëhiqen menjëherë. Është bërë rrugë kjo praktikë: ndodhi dikur edhe me Gramoz Ruçin dhe Lefter Kokën.  Nuk e dimë kush e ka marrë këtë vendim, por mund ta imagjinojmë: një kupolë brenda PS-së që vendos. Është një akt i shëmtuar politik dhe dëmton thellësisht besimin publik te procesi zgjedhor”.

Sipas tij, pas këtij vendimi fshihen “struktura okulte” brenda Partisë Socialiste.