Ballina Editorial Ilir na bëj një letër

Ilir na bëj një letër

7
0

Nga Agim Xhafka

Ilir Meta sot i kishte bërë një letër të hapur Arben Ahmetajn ku i tregonte hollësi për arrestimin e tij flagrant. Tashmë ai episod i dhunshëm është i njohur botërisht dhe botërisht i dënuar. Si barbar, si antiligjor, në shkelje të të drejtave të njeriut, si shfaqje e një policie politike dhe banditeske. Mbase do lexojmë letra të tjera ditët që vijnë. Mirë bën ish-presidenti që ua çjerr maskën, ua çjerr propagandën dhe ua gris fasadën.

Por mua do të më shijonte më shumë më së pari që Ilir Meta të na bënte një letër ne popullit shqiptar, njerëzve të thjeshtë. E në këtë letër të na kërkonte ndjesë publike për fajiin e tij të pashlyer ende, për sjelljen në pushtet të Edi Ramës. Çdo shkelje sot, çdo dështim sot, çdo mashtrim sot, çdo zhgënjim sot e ka zanafillën te ai 1 prilli i atij viti të zi. Do të qe komplet ndryshe panorama e vendit tonë pa atë koalicionin “vëllazëror” Rama-Meta. Nuk dua të sjell argumenta, mjafton të kujtoj se faqe botës Meta para këtij bashkëpunimi e quajti Ramën “Mafioz”. Pra e dinte kush qe. E më pas hyri me vullnet të lirë në gjirin e “Mafias”

Letra Meta do të shkruajë, por një letër pendese për ne shqiptarët i bën mirë edhe atij. Bën që edhe letrat e tjera të jenë më të besueshme, të jenë më të sinqerta.