Ballina Politika Rinumërimi në Durrës, shpërthen Kalaja: Skandal, duan të ikin me pushime, nuk...

Rinumërimi në Durrës, shpërthen Kalaja: Skandal, duan të ikin me pushime, nuk u hapën të gjitha kutitë që u vendos

21
0

Njësoj si edhe në dy rastet e tjera, edhe përfundimi i procesit të rinumërimit në qarkun e Durrësit, nuk ka prodhuar asgjë të re përveç lëvizjeve të vogla.

Kandidati demokrat Aulon Kalaja, në fund të këtij procesi është shfaqur i pakënaqur dhe ka denoncuar atë që ai e quan skandalin më të ri të KAS dhe KQZ.

Sipas Kalasë, KQZ kishte rënë dakord që në qarkun e Durrësit të hapeshin mbi 295 kuti, por ndërkohë që grupet e rinumërimit kanë rivlerësuar vetëm 154 prej tyre për shkak të një vendimmarrje të re.

“Këtu po zhvillohet një nga skandalet më të mëdha, që implikon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe KQZ, jo vetëm me manipulimin e votave që kanë ndodhur gjatë procesit të 11 majit, por edhe me postmanipulimin. Sipas njoftimit të KQZ, tregohej se do të hapej një pjesë e madhe e kutive të Durrësit dhe 85 kuti për diasporën. Ne ishim përgatit për 295 kuti. Ndërkohë kanë marrë vendim të hapin 154 kuti. Kokoshi ngeli një thelë. Unë kërkova rinumërim të plotë.

Tani KQZ ka vendos gjë tjetër sepse i kemi prishur pushimet, të gjitha tavolinat janë mbyllur. Kjo është një vendimmarrje absurde. Nuk janë të interesuar për manipulimin e votave. Jam krenar që më kanë vjedhur 11 vota. Unë nuk kam prekur asnjë votë. Ky është një skandal shumë i madh. Rezultatet që po dilnin do i detyronte këta të çonin njerëz në prokurori. Fieri dhe Tirana u hapën të gjitha, përse nuk ndodh kjo me Durrësin”, tha Kalaja.