Ballina Kulturë Enver Isufi , Doktori i bimëve dhe mjeshtër i vjershërimit

Enver Isufi , Doktori i bimëve dhe mjeshtër i vjershërimit

10
0

Nga Besim Dema 

(Ndiesitë e mia  letrare mbi librin me poezi me titull  «THELLËSIA E THJESHTËSISË» e autorit Enver Isufit

Njohjet e mia të  para me zotin Profesorin e Asociuar Enver Isufi,kanë ndodhur para dhjetë viteve.Që nga ajo kohë  e deri më sot vlerat e këtij përsoni brenda vehtës time kanë ardhur duke u pasuaruar.Janë pasuruar vlerat profesionale agronomike, vlerat në fushën e poezisë dhe pa dyshim edhe vlerat e tij njerzore dhe si aktivist social.Kanë qenë veprimtaritë letrare dhe sociale ,si dhe bisedat e gjata në orë pushimesh për kafe, ku  unë Enverin e kam njohur më mirë.

.Shkollën tetëvjecare dhe atë të mesme e mbaroi në Kavajë dhe Golem.Ai i ka kaluar të gjitha shkallët e arsimimit profesional agronomik, duke filluar që nga shkolla e mesme agronomike e Golemit të mirënjohur, e deri në Universitetin e Bujqësisë ,Tiranë dhe në shumë Institute në Gjermani, Itali,Spanjë, Itali.

Ai është themelues i shoqatave shqiptare të prodhimeve biologjike dhe anëtarë në dy shoqata evropiane në fushën  e Mbrojtjes së Bimëve dhe Bujqësinë Biologjike.Formimit të tij profesional i kanë shërbyer edhe  gjuhët kryesore që ai flet dhe shkruan në  gjuhën angleze dhe ata gjermane.

Në jetëshkrimin e profesor Enverit,libër të cilin e kam lexuar, mëson se ai ka botuar shumë libra profesionalë, dhe me dhjetra artikuj shkencore në revista e libra të ndryshëm ,si dhe me dhjetra artikuj publicistikë.

Unë në këtë shkrim do të ndalem në librin e tij me poezi, të cilin ka disa ditë që e mbaj nëpër duar, dhe pasi e lexova ,ku shumë pjesë i rilexova, vendosa të rreshtoj disa ndiesi rreth këij botimi, i cili ka mbi treqind poezi.Ky libër me titull “Thellësia e Thjeshtësisë”, është  botuar në vitin 2020.

Së pari titulli i librit është i bukur dhe i përgjigjet përmbajtjes së vjershave  në Vjershat kanë një thjeshtësi të admirueshme, por me me plot ide mendime dhe mesazhe filozofike.

Kaq shume vjersha të gotitura që ka ky libër,saqë të mbetet peng për ato që nuk i ke komentuar.Në vjershat e autorit ka plot metafora, krahasime,  saqë ato marin formën e fabullave filozofike.

Mirë e ka thënë Dritëroi kur ai  komenton vjershat e Enverit .Dritëroi  Agolli thotë: gati në çdo vjershë të Enverit ka një thënie, që tingëllojnë si thënie e mençur,si një   shprehje popullore.

Unë po përmend disa vjersha dhe  gjithashtu do të rreshtoj  vetëm 10 thënie që janë si postulate.

Modestia e tij në vjersha është karakteritikë dalluese.Vjershat siku ja ngjanë thjestësisë së këtij agronomi poet.

Psh.

Çdo poezi në librin tim ngason me një bimë patate

Do të shijonte shumë e hidhur

Nëse patatet nuk do të kishin lidhur

Por unë i miri lexues,mendoj se ju nuk keni për të dalë bosh

Diku do vjelësh një trastë , diku një kosh

Të lutem shumë, të ma thuash hapur kur të më takosh.

Ose :

Kur personave të pa merituar

U jepen dekorata

Është njëlloj sikur të vadishë një bimë me gjethe të thata

Autorin e shqetëson papërgjegjshmëria e pushtetarëve në përzgjedhjen e një administrate profesionale. Po përmend tre vjersha me këtë temë:

 

Shkallët janë të mira

Për shëndet dhe për karrierë

Vëllai i vogël i shkallëve

Është mekanizëm me shumë vlerë

Po përdoret për të bërë karrierë

Kush ngjitet në karrierë si me ashensor

Dhe nuk e ka provuar se çfar janë shkallët

Si vehtes edhe të tjerëve ka rrezik t´jua  thyej dhëmballët.

Ose: Një selvi e gjatë dhe e drejtë si një qeri

Nga shiu dhe breshëri

Mbron vetën një njeri

Një rrap me kurorë të madhe shumë

Grumbullon njerëz sa një meting room(rumë).

Me shtimin e numrit të partive, u shtuan pyjet e selvive.

Ose 

Fjala e dalë nga goja  është si plumbi

Nëse keqpërdoret

Shpëton skifteri dhe vritet pëllumbi

Tani në fund të këtij komenti letrar,po ofroj  vetëm 10 thënie nga dhjetra e dhjetra që gjenden në poezitë e këtij libri:

Psh.

  • Në një menaxhim të mbarë,puie e mund një rezervuar
  • Qeveritë flasin për detin,qytetarët flasin për rubinetin
  • Dashuria për nipër e mbësa është ëmbël dhe  magjike,është e tillë se  ajo bën lidhjet gjenetike.
  • Nëse hedhim qymyr të zi, tek ajo dikur ishte e bardhë,humbasin gjurmët nga kemi ardhë.
  • Mat një herë dhe pre shtatë herë,nuk të del pylli për të bërë një derë.
  • Nga pasqyra e makinës shikojnë vetëm sytë dhe fytyrën,te xhami i përballë  shikojmë të gjithë rrugën dhe natyrën.
  • As shpejtësia e madhe, as rruga e asfaltuar, nuk e kompensojnë drejtimin e gabuar.
  • Fluturat kanë ngjyra të mrekullueshme,të gjithë e dinë këtë të vërtetë,po shumë pak njerëz rrisin flutura, por ushqejnë dhe rrisin bletë.
  • Një pyshtim lëpirë, e kthën keqbërësin në bamirës.
  • Demokraci e korruptuar,komunizëm i sofistikuar.

Siç përmenda në sipër në çdo vjershë, sidomos në dy tre rreshtat e fundit do të  gjeni një thënie të tilla mësimdhënëse.

 Lexuesëve  me guxim u themë  se do mbeteni të kënaqur nga ky libër me poezi me plot mezazhe filozofike.