Ballina Kronika Mbante në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet në Kukës Kadri Peposhi

Mbante në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet në Kukës Kadri Peposhi

18
0

Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Kukës, pasi në banesën e tij u gjetën armë dhe municion luftarak.

Operacioni policor i koduar “Arka” u zhvillua në fshatin Lusen, pas informacioneve të marra në rrugë operative. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi një armë zjarri kallashnikov dhe municion.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i policisë:

Posedonte në banesë, armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.

Sekuestrohen arma dhe municioni.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas posedonte në banesë, armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Arka”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

K.P., 53 vjeç, banues në fshatin Lusen.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 53-vjeçarit, gjetën 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.