Ballina Kronika Detaje nga arrestimi i nënkomisarit në Elbasan! I kishte dhënë një personi...

Detaje nga arrestimi i nënkomisarit në Elbasan! I kishte dhënë një personi 10 mijë euro dhe i merrte kamatë 2 mijë euro çdo muaj

0
20

Nënkomisari Edison Pema i kishte dhënë hua 10 mijë euro një personi dhe i merrte kamatë çdo muaj 2 mijë euro.

Përveç kësaj i kishte marrë edhe 5 automjete dhe ia mbante peng nën presion.

Personi ka shkuar ka bërë denoncim dhe pas hetimeve janë faktuar pretendimet e tij dhe është bërë arrestimi i efektivit Edison Pema.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të operacionit “Last rent” zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Elbasan, u ndalua punonjësi i policisë N/Komisar E. P., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Në vijim të hetimeve të thelluara me metoda speciale u bë i mundur ndalimi i këtij punonjësi, i cili i jepte hua (fajde) personave të ndryshëm dhe më pas nëpërmjet kanosjes ose dhunës i shtrëngonte këta të fundit për kthimin e vlerave të konsiderueshme të parave.

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan 5 automjete të vitprodhimeve të fundit në pronësi të personave të ndryshëm.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.