Ballina Aktualitet Çdo vit 25,000 fëmijë preken nga kanceri në Evropë/ Shqipëria ende pa...

Çdo vit 25,000 fëmijë preken nga kanceri në Evropë/ Shqipëria ende pa regjistër kombëtar

220
0

25,000 fëmijë çdo vit në Evropë preken nga kanceri, ndërsa 6,000 deri në 8,000 prej tyre humbin jetën.

Këto janë shifrat e bëra publike nga Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Onko-Hematologjisë Pediatrike (SIOP) i cili theksoi nevojën për bashkëpunim më të ngushtë për të shpëtuar jetën e fëmijëve.

“Ajo që është e rëndësishme të dihet është se në Evropë çdo vit preken nga kanceri rreth 25,000 fëmijë dhe nga këta fëmijë midis 6 dhe 8,000 fëmijë vdesin nga qelizat kancerogjene.

Kjo është një çështje e rëndësishme, jo vetëm në Europën Perëndimore, por edhe në rajonin . Shumë pacientë shkojnë jashtë vendit për trajtim, por ne besojmë se kjo shpesh nuk është e nevojshme Për këtë arsye, ne po bashkëpunojmë për të përmirësuar modulin”, tha ai.

Ndërkohë në Shqipëri mungon një regjistër kombëtar për kancerin pediatrik.

Donjeta Bali, onko-hematologe pediatre pranë QSUT-së, u shpreh se dhënat mblidhen ende manualisht ndërsa regjistri kombëtar është i rëndësishëm jetik për të kuptuar përmasat reale të sëmundjes.

Bali u shpreh se në QSUT një pjesë e stafit është trajnuar sipas protokolleve më të fundit ndërkombëtare, me synimin që asnjë fëmijë të mos përballet vetëm në këtë betejë.