Ballina Kronika Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Durrës 36-vjeçari

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Durrës 36-vjeçari

0
17

Policia ka vemdosur në pranga një 36-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë Fatjon Berisha alias Bledar Berisha, i cili u lokalizua në qytetin e Durrësit.

Ai u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë pasi Gjykata e Romës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për lokalizimin dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Operacionalja 52”.

Si rezultat, në qytetin e Durrësit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi F. B., alias B. B., 36 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale”.

Sipas legjislacionit penal italian, kjo vepër parashikon dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.

Vijon bashkëpunimi ndërinstitucional për përfundimin e procedurave të ekstradimit të 36-vjeçarit drejt autoriteteve italiane.