Ballina Kronika Mallakastër/ Kultivuan 132 bimë narkotike në Visokë, arrestohen dy persona

Mallakastër/ Kultivuan 132 bimë narkotike në Visokë, arrestohen dy persona

19
0

Dy persona të identifikuar si Admir Heqimaj dhe Krenar Mesutaj janë arrestuar nga Policia pasi kultivuan 132 bimë narkotike në fshatin Visokë.

Bimët narkotike janë asgjësuar nëpërmjet djegies.

Bëhet me dije se është proceduar penalisht edhe kryetari i fshatit për shpërdorim detyre.

Njoftim i Policisë:

Në kuadër të planit operacional antidrogë, të koduar “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Për këtë rast u vunë në pranga shtetasit A. H., 33 vjeç dhe K. M., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Visokë, të cilët u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Mazren”, në fshatin Visokë, ku kishin kultivuar 132 bimë narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për kryetarin e fshatit Visokë, shtetasin A. Ç., 63 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.