Gjykata e Fierit ka marrë vendimin për lirimin nga qelia të ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji.
Trupa gjykuese vendosi lirimin me kusht të ish-deputetit pas prokurori i çështjes dha dakordësinë.
Gjithashtu, shërbimi i provës dhe IEVP Fier kanë paraqitur raport pozitiv në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin.
Më 26 shtator 2024, Gjykata e Apelit mori vendimin për dënimin me një vit burg të ish-deputetit demokrat për “kallëzim të rremë” për denoncimin që bëri ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa.