Ballina Kulturë “Jurassic World Rebirth” kryeson në arkë, fundjava sjell ‘betejën’ e titanëve

“Jurassic World Rebirth” kryeson në arkë, fundjava sjell ‘betejën’ e titanëve

16
0

Dinozaurët ‘po mbretërojnë’ në arkën e fitimeve të “Jurassic World Rebirth” duke arritur në 147 milionë dollarë në 5 ditë gjatë fundjavës së 4 Korrikut.

Filmi i katërt i “Jurassic World” tejkaloi parashikimet e 80 milionë dollarëve në tri ditë dhe 135 milionë në pesë ditë. Filmi thuajse barazoi me pararendësin e vitit 2022, “Jurassic World Dominion”, që arriti në 145 milionë dollarë gjatë tri ditëve të para dhe më pas grumbulloi 1 miliardë dollarë në arkën globale.

“Jurassic World Rebirth” është një tjetër fitore për industrinë e Hollywood. Arka e fitimeve është 14% më e lartë krahasuar me vitin e shkuar. Sezoni i verës i cili matet nga Comscore që nis analizimin prej së premtes së parë të majit, është rritur me 15% krahasuar me vitin 2024.

“Jurassic Park Rebirth” është filmi i shtatë i gjithë sagës që nisi me “Jurassic Park” nga Steven Spielberg në vitin 1993. Filmi origjinal fitoi 924 miliardë dollarë në arkën globale.

“Jurassic World” është një epokë e re pasi filmi i katërt, “Rebirth” ku protagoniste është Scarlett  Johansson, rijetëzoi filmat e famshëm, transmeton klan.

“Jurassic World Rebirth” rrëzoi madje edhe “F1” në vend të dytë, i cili grumbulloii 26 milionë dollarë në arkën e SHBA-ve. Filmi që ka Brad Pitt në rol kryesor, fitoi 55.6 milionë dollarë në premierë dhe 144  milionë dollarë në rang ndërkombëtar.

Javën e ardhshme, konkurrenca për të dy filmat do të jetë e fortë me premierën e “Superman”. Analistët thonë se filmi mund të tejkalojë 100 milionë dollarë në arkë vetëm në fundjavën e premierës.