Ballina Politika Seanca për Shqipërinë në Parlamentin Europian/ Kovatchev: Mungon opozita funksionale, ndërhyrje urgjente...

Seanca për Shqipërinë në Parlamentin Europian/ Kovatchev: Mungon opozita funksionale, ndërhyrje urgjente kundër korrupsionit

0
19

Në seancën për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeti Andrey Kovatchev theksoi nevojën urgjente për përpjekje të reja në luftën kundër korrupsionit dhe për garantimin e një sistemi gjyqësor të pavarur. Ai ngriti gjithashtu edhe alarmin për mungesën e një opozite funksionale në Shqipëri.

Kovatchev u shpreh i shqetësuar për polarizimin politik në vend dhe për praktikat e paligjshme të evidentuara gjatë zgjedhjeve të 11 majit, si blerja e votës dhe keqpërdorimi i burimeve publike nga mazhoranca.

Kovatchev theksoi fortë rëndësinë e një opozite funksionale dhe kërkoi zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, si dhe respektimin e shtetit të së drejtës për të avancuar drejt integrimit europian.

Kovatchev: Në këtë drejtim, dua të theksoj nevojën urgjente për përpjekje të mëtejshme, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e pavarësisë dhe funksionimit të duhur të sistemit gjyqësor, të lirë nga ndikimi dhe ndërhyrja e padrejtë.

Media e lirë dhe e pavarur. Sistemi politik i Shqipërisë mbetet thellësisht i polarizuar dhe i fragmentuar, me përplasje shqetësuese mes shumicës në pushtet dhe opozitës. Kjo u bë e dukshme në prag dhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, me praktika të paligjshme dhe sfida të vazhdueshme, veçanërisht blerjen e votës dhe keqpërdorimin e burimeve publike nga partia në pushtet, të cilat u theksuan nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Një opozitë funksionale dhe një pluralizëm i vërtetë politik janë jetike për shëndetin e çdo sistemi demokratik. Prandaj, i bëj thirrje autoriteteve që të ndërmarrin veprime vendimtare për të zbatuar të gjitha rekomandimet përfundimtare të OSBE/ODIHR-it dhe për të trajtuar ankesat dhe sinjalet e marra gjatë procesit zgjedhor.

Autoritetet shqiptare duhet të respektojnë shtetin e së drejtës dhe të sigurojnë ndarjen e pushteteve, në mënyrë që të përparojnë më tej në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.