Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona, babë e bir pasi kishin kultivuar 114 bimë kanabis sativa në fshatin Drisht. Bimët narkotike janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 02.07.2025.
“Si rezultat i hetimit me metoda proaktive, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit S. B., 62 vjeç dhe S. B., 22 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Drisht.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar 114 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Drisht”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim