Komisioni jep vlerësim pozitiv për Strategjinë Kundër Korrupsionit për vitet 2024-2030 është miratuar nga qeveria. Korniza ligjore për të luftuar korrupsionin është gjerësisht e vendosur, por legjislacioni për parandalimin e korrupsionit duhet të plotësohet” theksohet në këtë raport.
Komisioni Europian mbërrin në përfundimin se “ Ndërkohë që qëndrueshmëria e gjyqësorit është përmirësuar, përpjekjet e zyrtarëve publikë ose politikanëve për të ushtruar ndërhyrje dhe presion të padrejtë mbi sistemin gjyqësor ngrenë shqetësime serioze”.
Perceptimi midis ekspertëve, qytetarëve dhe drejtuesve të biznesit thuhet në raport është se niveli i korrupsionit në sektorin publik mbeti i lartë.
Sipas Komisionit Europian “SPAK konsolidoi më tej rezultatet e tij pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, ndërsa mbeten disa mungesa në aspektin e stafit dhe infrastrukturës. Në këtë raport theksohet shqetësimi për rënien e numrit të denoncimit të rasteve korruptive nga institucionet shtetërore.
Gjykata Kushtetuese thotë Komisioni Europian vazhdoi të funksionojë në mënyrë efektive, ndërsa dështimi i vazhdueshëm i Parlamentit për t’iu përmbajtur disa prej vendimeve të saj dhe pasiguria ligjore gjatë kohëzgjatjes së mandateve të anëtarëve të tij janë shqetësuese.
Pavarësisht disa përpjekjeve kundër korrupsionit, përfshirë rishikimin e Ligjit për Policinë, policia shtetit thotë raporti është ende shumë e ndjeshme ndaj korrupsionit. Vlerëson punën e Agjencisë të Mbikëqyrjes së Policisë për rritjen e aktivitetit të saj duke referuar 463 punonjës policie për ndjekje penale kryesisht për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv.
Edhe në raportin final sikurse në draftin konfidencial Komisioni Europian e shikon me shqetësim mënyrën si u ngrit dhe si po funksionin komisioni për mirëqeverisjen drejtuar nga Fatmir Xhafaj.
“Ekzistojnë mangësi në lidhje me punën, transparencën, përfshirjen, si dhe metodologjinë e Komitetit. Në të njëjtën kohë, duhet t’i kushtohet vëmendje e madhe një dyfishimi të mundshëm të punës së kryer tashmë në kontekstin e negociatave të anëtarësimit. Është e rëndësishme që puna e komitetit Ad Hoc të jetë gjithëpërfshirëse, transparente dhe në përputhje me rezultatet pozitive të reformës në drejtësi të vitit 2016, duke garantuar pavarësinë e institucioneve të drejtësisë”, thuhet në raport.