Ballina Politika “Përfitime elektorale”/ Prishja e ndërtimeve pa leje, reagon ashpër Lapaj: Si ka...

“Përfitime elektorale”/ Prishja e ndërtimeve pa leje, reagon ashpër Lapaj: Si ka mundësi, kush i ka lejuar…?

18
0

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një reagim për aksionet për prishjen e ndërtimeve pa leje, akuzon qeverinë se është ajo që nxiti paligjshmërinë për përfitime elektorale. Sipas Lapaj, 40 objekte pa leje në një fshat të vetëm, janë shifra alarmante që vë në dyshim funksionimin e institucioneve përgjegjëse.

Adriatik Lapaj:

“Qeveria aktuale, duke shtyrë në mënyrë të përsëritur afatin e legalizimeve para çdo palë zgjedhjesh, ka dhënë një mesazh të qartë: “Ndërtoni tani, na jepni votën dhe ne do t’ua legalizojmë. Si ka mundësi, kur Republika ka investuar miliona dollarë në satelitë e dronë për kontrollin e territorit, lejohet ndërtimi pa leje në masë? Kush i ka lejuar? Ku janë zyrtarët e arrestuar për këtë?”.