Ballina Kronika Arrestohet i riu shqiptar/ Në bashkëpunim me një person, tentuan të sillnin...

Arrestohet i riu shqiptar/ Në bashkëpunim me një person, tentuan të sillnin në Shqipëri makinat e vjedhura

17
0

Gjatë kontrolleve të përforcuara në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet kufitare kaluan për verifikim të detajuar në vijën e dytë një automjet tip “Toyota” me drejtues shtetasin polak M. K., 42 vjeç, si dhe një “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. T., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Policia Kufitare në Qafë Morinë dhe Morinë ka zbuluar dhe sekuestruar dy automjete të vjedhura, në vijim të operacionit për goditjen e krimeve ndërkufitare dhe bazuar në analizën e riskut të hyrjeve në territorin shqiptar.

Nga verifikimet në sistem rezultoi se automjeti “Toyota” ishte i shpallur i vjedhur në Rusi, ndërsa “Volkswagen”-i i dytë ishte në listën e mjeteve të vjedhura në Norvegji.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedim penal në gjendje të lirë ndaj dy drejtuesve të mjeteve, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Të dy automjetet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar origjinën dhe rrjetin e mundshëm të trafikut të tyre.