Ballina Rajoni Gjenocidi në sytë e një fëmije: “Rri pranë meje, mos u ndaj...

Gjenocidi në sytë e një fëmije: “Rri pranë meje, mos u ndaj as edhe një sekondë”

15
0

Në korrik të vitit 1995, Ademi ishte vetëm tetë vjeç. Sot, kujton kohën kur, bashkë me nënën dhe motrën më të vogël, u detyruan të largoheshin nga fshati i tyre, Sastavci, afër Srebrenicës

Kujton autobusët, kamionët dhe momentin kur, me të arritur në Potoçari – zonë e mbrojtur atëkohë nga Kombet e Bashkuara – një ushtar i Ushtrisë së Republikës Sërpska u përpoq ta ndante nga nëna.

Në atë kohë, burrat dhe djemtë ndaheshin me forcë nga gratë dhe vajzat.

Shumë prej tyre u vranë – në një krim që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e cilësoi si gjenocid në vitin 2007.REL