Ballina Politika Kompania e pullave fiskale merr kontrollin e gjurmimit të cannabisit

Kompania e pullave fiskale merr kontrollin e gjurmimit të cannabisit

26
0

Qeveria ka vendosur të ngarkojë shoqërinë ALBTrace Co për të kontrolluar gjurmueshmërinë e cannabisit që do të prodhohet në fermat e licencuara.

“Autoriteti i autorizuar për realizimin e shenjimit dhe gjurmueshmërisë, sipas ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, është shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a,” thuhet në një vendim të posaccëm të Këshillit të Ministrave.

Ligji për kultivimin e cannabis përcakton se gjurmueshmëria e nis që nga fara dhe përfundon tek shitja e produktit final.

“Gjurmueshmëria” është procesi i gjurmimit dhe ndjekjes së farërave, fidanëve, substancave, bimëve, lëndëve dhe përgatesave, që janë objekt i këtij ligji, në të gjitha fazat e mbjelljes, kultivimit, prodhimit të nënprodukteve dhe produktit përfundimtar, tregtimit e furnizimit deri te përdoruesi fundor,” thuhet në ligj.

Tani të gjithë këtë proces do ta kryejë shoqëria ALBTrace Co, e cila është një ndërrmarrje e përbashkët mes shtetit shqiptar dhe një kompanie nga Emiratet.

ALBTrace Co” zotërohet në masën 51% nga qeveria shqiptare dhe 49% nga “O&S Security and Solutions”, e regjistruar në Emiratet Arabe.

Bazuar në dokumentet e depozituara në QKB, shteti shqiptar në këtë kompani përfaqësohet nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, ndërsa aksionet e kompanisë arabe zotërohen 40% nga kompania SICPA Middle East Investments Holding LTD, që është në pronësi të ish-koncesionarit që prej vitit 2012 ka prodhuar pullat fiskale në Shqipëri. Pra kompania SICPA rikthehet edhe një herë në tregun tonë po për prodhimin e pullave, si aksionere e kompanisë arabe. Ndërsa 60% e aksioneve i takojnë Oumulat Security Printing, filial i Bankës Qendrore të Arabisë Saudite.

Prej vitit 2012 deri në fund të vitit 2024 prodhimi, shpërndarja dhe monitorimi i pullave fiskale të akcizës është kryer nga shoqëria koncesionare “SICPA Security Solutions S.A” dhe “SICPA Security Solutions Albania sh.p.k që e kishin fituar të drejtën e koncesionit përmes një propozimi të pakërkuar në vitin 2011./ kapital