Nga Gjon Keka
Një letërkëmbim me shumë vlerë që dëshmon se Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) kryeheroi ynë ishte një udhëheqës i ilirëve ,pra arbërorëve sikur mund të shihet edhe në këtë letërkëmbim të 28 gushtit i vitit 1463 që e nxorra nga një dokument që janë botuar në një vepër të vitit 1892((A.B.,f.07.orig, 1892.) me dokumente hisorike të kohës të dal nga burimet arkivore austriake.
Dokumenti në fjalë sikur shihet tregon për ndihmën e Venedikut që i jepet Gjergj Kastriotit dhe e precizojnë se kjo ndihmë shkon në Iliri, pra në vendin që udhëhiqte Gjergj Kastrioti në atë kohë.
Sado që të tentohet të mohohet prejardhja e arbërorëve nga ilirët, ky sikur edhe shumë dokumente tjera historike e dëshmojnë në dritë të vërtetën e pakontestueshme se arbërorët e Gjergj Kastriotit janë pasardhës të ilirëve dhe kjo vazhdimësi shihet edhe ne epokën e tij sikur përmendet edhe aty.
Këtu si më poshtë po e ndaj vetëm atë pjesë nga teksti i letrës ku nënvizohet qartë ndihma dhe emri Ilirë:
„Venediku ka bërë një marrëveshje me Skënderbeun: menjëherë atij i japin 500 kalorës dhe 500 këmbësorë dhe e ndihmojnë me rreth 10.000 burra në Iliri; Ai gjithashtu merr një dhuratë prej 4000 dukatësh për dimrin që po vjen.“ 1463, 28 gusht (Venedik)/[Gjon Keka]