Ballina Aktualitet “Çudira! Një drejtor UKT-je me 30 këshilltarë”, Rama: Koha për një operator...

“Çudira! Një drejtor UKT-je me 30 këshilltarë”, Rama: Koha për një operator kombëtar të shpërndarjes së ujit

20
0

Edi Rama: Te gjitha llojet e eksperiencave, kalkulimeve na nxjerrin në konkluzionin që është koha për një operator kombëtar të shpërndarjes së ujit, njëjte siç kemi për energjinë.

Mund të përfytyroni një zyrë drejtori të një ujësjellësi me 30 këshilltarë staf, këshilltarë sekretarë? Nuk ka zyra ime as çerekun, as zyrat tuaja. Ndodhte në UKT Tiranë.

Çudira ka pasur shumë, ka më pak në tërësi por ka tepër për një vend si Shqipëria që nuk ka luksin të presë.

Duhet të konsolidojmë këtë strukturë, duhet të ndërtojmë një tjetër ndërmarrje si ajo që kemi në fushën e energjisë, që nga gropat më të mëdha thithëse të buxhetit janë kthyer në ndërmarrje që janë në gjendje të hyjnë në marrëdhënie me bankat.