Qëndresa Qytetare ka reaguar pas përplasjes dhe tensioneve mes banorëve të Thethit dhe IKMT-së.
Aksioni i IKMT në Theth u shoqërua sot me tensione të forta, pasi banorët kundërshtojnë shembjen e objekteve të tyre.
Banorët e zonës për të ndaluar shembjen tentuan t’i vënë flakën urës prej druri për të penguar fadromat e IKMT.
Në konflikt me banorët u përfshi edhe vetë drejtori i IKMT, Fatmir Meta, i cili ka sharë banorët e zonës me fjalë të rënda.
Lidhur me këtë situatë Qendresa Qytetare, thotë se prania e policëve me kallashnikovë dhe inspektorë të IKMT që ofendojnë banorët janë dëshmi e qartë e degradimit të instancave ligjzbatuese dhe keqpërdorimit të tyre për interesa të pushtetit.
Qëndresa Qytetare shpreh shqetësim për situatën e rënduar në Theth dhe kërkon që shteti dhe banorët ta gjejnë gjuhën e përbashkët, para se konflikti të agravojë dhe të prodhojë pasoja më të rënda.
Reagimi i plotë
Qendresa Qytetare: Kallashnikovët zvendësuan dialogun në Theth
Aksioni i IKMT në Theth dhe protesta e banorëve po nxjerr dhe njëherë në pah brutalitetin e strukturave ligjzbatuese për menaxhimin e protestave dhe ç’organizimin e organizuar për tu përballur me rezistencën e banorëve.
Prania e policëve me kallashnikovë dhe inspektorë të IKMT që ofendojnë banorët janë dëshmia më e qartë e degradimit të instancave ligjzbatuese dhe keqpërdorimit të tyre për interesa të pushtetit.
Qëndresa Qytetare shpreh shqetësim për situatën e rënduar në Theth dhe kërkon që shteti dhe banorët ta gjejnë gjuhën e përbashkët, para se konflikti të agravojë dhe të prodhojë pasoja më të rënda.
Ky aksin në kulmin turistik dëshnon qartë se turizimi ka mbetur vetëm në gramafonët e propagandës, pasi realiteti në terren nuk përkon me pritshmëritë që kanë turistët.