Ballina Kronika Aksidentet rrugore, 3 radarë inteligjentë “Poliscan” monitorim 24 orë në të gjitha...

Aksidentet rrugore, 3 radarë inteligjentë “Poliscan” monitorim 24 orë në të gjitha akset rrugore

17
0

Policia Rrugore do të vendosë 3 radarë inteligjentë “Poliscan”, për monitorim 24 orë në të gjitha akset rrugore.

Sipas një komunikate zyrtare, policia thotë se po intensifikon kontrollet përmes pajisjeve teknologjike të avancuara për matjen e shpejtësisë dhe identifikimin automatik të shkelësve, jo vetëm për shpejtësinë, por edhe për disa shkelje të tjera që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, si: përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalimet e gabuara dhe mosvendosja e rripit të sigurimit.

Qëllimi nuk është masa administrative, por parandalimi i aksidenteve, nëpërmjet ndërgjegjësimit të përdoruesve të rrugës.

Tejkalimi i shpejtësisë është një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore me pasoja fatale.