Ballina Rajoni Mediat greke: Tentoi të rrëmbejë vajzën nga nëna e saj dhe u...

Mediat greke: Tentoi të rrëmbejë vajzën nga nëna e saj dhe u fsheh në pyll, policia prangos 48-vjeçarin shqiptar

14
0

Mediat greke njoftojnë se është arrestuar një 48-vjeçar shtetas shqiptar në Kakovatos Zacharos në Greqi, pasi u përpoq të rrëmbente një vajzë katërvjeçare nga krahët e nënës së saj, me të afërm dhe kalimtarë të pranishëm.

Siç raporton patrisnews.com, ngjarja ndodhi pranë plazhit, kur nëna, motra e saj dhe gjyshja e fëmijës dolën me fëmijët për një shëtitje. Papritmas, 48-vjeçari e sulmoi gruan në mënyrë të papritur, duke u përpjekur t’ia rrëmbente me forcë fëmijën.

Nëna luftoi për ta mbajtur të bijën në krahë, ndërsa motra dhe nëna e tyre u turrën drejt tij për ta ndaluar. Britmat mobilizuan edhe një profesionist vendas i cili shkoi për ta ndihmuar.

Autori i krimit, duke parë reagimin dhe numrin në rritje të kalimtarëve, iku dhe u fsheh në një pyll aty pranë. 48-vjeçari u gjet në pyll, por ai i rezistoi fort arrestimit, duke u përpjekur t’i shtynte me dhunë oficerët e policisë. Pavarësisht rezistencës, ai u arrestua dhe u dërgua në Prokurorinë e Gjykatës së Rrethit Ilia.

Një padi u ngrit kundër tij për tentativë rrëmbimi të një të mituri, duke shkaktuar lëndime trupore dhe dhunë ndaj zyrtarëve dhe personelit gjyqësor. Siç u përcaktua, autori i krimit ndodhej në vend ilegalisht.