Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama po sillet si kryebashkiak i Shqipërisë.
Sali Berisha: Letra e tyre është një akt përgjegjësie ndaj qytetarëve shqiptarë, ndaj kushtetutshmërisë së vendit. Ata kanë informuar në radhë të parë Këshillin e Europës dhe Kongresin e Autoriteteve Rajonale dhe Lokale sepse Shqipëria ka firmosur kartën dhe po shkel me dy këmbët kartën. Sigurisht që ne këtë do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë që kemi.
Përfaqësuesit tanë në Këshillin e Europës do ta kenë një çështje të rëndësishme shumë në agjendën e tyre. Unë i përgëzoj ata për kundërshtimet që i bënë. Por problemi është këtu, lexoni, duket se ndiqni ato media që censurojnë opozitën. Mediat e tjera kanë dhënë kryetarin e bashkisë Kavajë, duke ja thënë në sy, se atë urdhër nuk e zbatoj, për shkarkimet dhe të tjera, së pari.
Së dyti, ajo që bën Ramduro vetëm fakton edhe njëherë se për të kushtetuta nuk ekziston. Se për të detyrimi që rrjedh nga Karta Europiane Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, për Shqipërinë si vend anëtar i Këshillit të Europës, nuk ekziston. Se ky njeri i pangopur don të ketë çdo pushtet në këtë vend dhe sillet tani si kryetari i bashkisë së Shqipërisë, jo vetëm si kryeministër.
E di që karrigia e tij qëndron mbi krimin dhe nuk ka asnjë legjitimet, por tani hiqet dhe kryetar i bashkisë së Shqipërisë…
… Në fakt përballë kryeministrit ja ktheu. I tha përballë, demokrat jam unë. Kurse ajo tjetra jo. Pra i përpoq ta fyente me demokrat. Ky bir xhelati që i përket njërit prej xhelatëve të diktaturës komuniste, njeriu që firmosi varjen e Havzi Nelës, ka tmerr fjalën demokrat, se i përmbysi pushtetin e etërve.
Nuk e harron Edi Rama 20 shkurtin, kur u transportua me urgjencë me autoblindë në tunelet e diktaturës, nga frika. Nuk i harron këto ai, prandaj i tha aty me urrejtje, ti je demokrat tha.
Po i tha…
…Kryetarët e Bashkive të djathta, qëndrimin e tyre duhet ta bazojnë në kushtetutën dhe ligjet e kartën e autonomisë, aspak në udhëzimet e partisë.
Kushtetuta, Karta Europiane e Autonomisë Lokale dhe ligji për qeverisjen vendore, mbizotërojnë mbi udhëzimet partiake, dhe ata do ti zbatojnë ato. Kjo është e gjitha. Edi Rama don të bëhet kryetar i bashkisë së Shqipërisë, të marrë edhe atë pushtet që kanë, ndaj dhe ka shpërthyer në urrejtje të madhe ndaj bashkiakëve, ndaj administratorëve, ndaj këtyre dhe atyre. Natyrisht këtu nuk ka asgjë të re. Është një njeri që ka gjithë pushtetet në duart e tij dhe do ti ushtrojë ato në mënyrë më antikushtetuese.