Ballina Sport Ylli i Barcelonës u qortua nga Hansi Flick në ditën e parë...

Ylli i Barcelonës u qortua nga Hansi Flick në ditën e parë të parasezonit

14
0

Barcelona i është rikthyer punës në prag të sezonit të ri, dhe që në ditën e parë, trajneri Hansi Flick është detyruar të tregojë disiplinën e tij të hekurt.

Në qendër të vëmendjes ka përfunduar mbrojtësi i djathtë i ri, Hector Fort.

Blaugranasit u rikthyen në stërvitje për fazën përgatitore të dielën, me klubin që kreu testet mjekësore për lojtarët.

Disa prej tyre janë kthyer më herët në stërvitje, përfshirë portierët Marc-Andre Ter Stegen dhe Joan Garcia, si dhe Ronald Araujo e Marc Bernal.

Njëri nga lojtarët që nuk mbërriti herët ishte Hector Fort. Sipas Diario AS, 18-vjeçari mbërriti me vonesë për testet mjekësore dhe u kritikua nga trajneri gjerman Hansi Flick.

Flick e ka bërë këtë një nga rregullat e tij më të rrepta, duke e lënë në stol Jules Kounde në tre raste për vonesa në mbledhje të skuadrës, si dhe portierin Inaki Pena.

Mbetet për t’u parë nëse trajneri gjerman do të marrë masa të mëtejshme ndaj Fort, por në rastet e mëparshme, vonesat janë ndëshkuar gjithmonë me ulje në stol.

Ajo që e përkeqëson situatën për Fort është fakti se arsyeja e vonesës ishte festa e ditëlindjes së 18-të të Lamine Yamal, e cila u mbajt të shtunën mbrëma. Fort ishte një nga lojtarët që qëndroi më gjatë në festë.

Pavarësisht festës, Lamine Yamal arriti në kohë në qendrën stërvitore, por mund të përballet me një tjetër lloj disipline.

Qeveria Spanjolle ka kërkuar që eventi të hetohet për shkak të dyshimeve se janë punësuar persona me nanizëm për argëtim, gjë që ka shkaktuar polemika dhe mund të sjellë pasoja ligjore ose etike për organizatorët.