Ballina Aktualitet Vala e dorëheqjeve/ Largohen edhe drejtorët e bashkisë Sarandë, kryebashkiaku i Konispolit...

Vala e dorëheqjeve/ Largohen edhe drejtorët e bashkisë Sarandë, kryebashkiaku i Konispolit refuzon urdhrin e Ramës

17
0

Vala e dorëheqjeve dhe shkarkimeve në pushtetin vendor vazhdon pas ultimatumit të Kryeministrit Edi Rama, që ka kërkuar rifreskime në stafet e bashkive në të gjithë vendin.

Së fundmi, bashkia që është prekur nga dorëheqjet është ajo e Sarandës. Mesohet se kanë dhënë dorëheqjen të gjithë drejtorët e Bashkisë së Sarandës.

Por, një ngërç po krijohet në Bashkinë e Konispolit. Siç ka mësuar gazetari Didani, kryetari i Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, ka refuzuar të shkarkojë drejtorët në varësi të tij, dhe për këtë ka patur debat me Kryeministrin Rama.

Dule është shprehur se “drejtorët janë të rinj dhe të aftë në punë”. Nga ana tjetër, Kryeministri i është përgjigjur duke thënë “jepe ti dorëheqjen nëse nuk i shkarkon”.

Një ditë më parë, pati dorëheqje dhe shkarkime të shumta të kryetarëve në njësitë administrative në Elbasan, Korçë, Kukës, Shkodër, Lushnje etj.