Ballina Aktualitet Bashkia e Divjakës/ Pas ultimatumit të Ramës, dorëhiqet nënkryetari

Bashkia e Divjakës/ Pas ultimatumit të Ramës, dorëhiqet nënkryetari

18
0

Nënkryetari i Bashkisë së Divjakës dhe kryetarët e 3 njësive administrative kanë dhënë dorëheqjen, sipas porosisë së Kryeministrit Edi Rama që ka kërkuar rifreskime të punonjësve në qeverisjen vendore.

Vala e shkarkimeve dhe dorëheqjeve ka nisur në të gjitha bashkitë dhe njësitë administrative në të gjithë vendin.

Gjatë ditëve të fundit, kreu i ekzekutivit, Edi Rama, në takime që ka patur me të zgjedhur vendorë dhe deputetë, ka kërkuar rifreskime të stafeve nëpër bashkitë e vendit dhe njësitë administrative, në funksion të rritjes së performancës në punë.