Ballina Kronika Ishte duke punuar me sondë shpimi për hapjen e një pusi, ndërron...

Ishte duke punuar me sondë shpimi për hapjen e një pusi, ndërron jetë 55-vjeçari në Koplik

19
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Koplik në lagjen ‘Mehaj’.

Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë pasi pësoi një aksident teksa po punonte me sondë shpimi për hapjen e një pusi.

“Rreth orës 10:30, në lagjen “Mehaj”, shtetasi A. H., rreth 55 vjeç, duke punuar me sondë shpimi për hapjen e një pusi uji, aksidentalisht është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.