Ballina Aktualitet Bankers Petroleum Albania emëron Kryetarin e Bordit Mbikëqyrës dhe Bashkëkryetarin për të...

Bankers Petroleum Albania emëron Kryetarin e Bordit Mbikëqyrës dhe Bashkëkryetarin për të mbështetur vazhdimësinë e bashkëpunimit me autoritetet shtetërore

15
0

Bankers Petroleum Albania ka emëruar z. Andrija Kojaković si Kryetar të Bordit Mbikëqyrës dhe Bashkëkryetar, I cili mbart një karrierë të spikatur në pozicione drejtuese të sektorit të energjisë, diplomaci dhe këshillim strategjik.

Z. Kojaković do të ketë një rol qendror në mbikëqyrjen e angazhimit të kompanisë me autoritetet shqiptare dhe në mbështetjen për një sqarim të plotë të situatës aktuale.

Z. Kojaković mbart një përvojë të spikatur në poste drejtuese në sektorin e naftës dhe gazit në Ballkan, përfshirë periudhën kur ka qenë Drejtor Ekzekutiv i kompanisë kroate INA d.d. (1995–1997), ku ka udhëhequr nismat e rëndësishme për ristrukturim financiar dhe ligjor. Ai gjithashtu ka shërbyer si Ambasador i Republikës së Kroacisë në disa shtete kyçe (përfshirë Kinën dhe Mbretërinë e Bashkuar), si dhe si Anëtar Bordi në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ku ka këshilluar për zhvillimin ekonomik dhe qeverisjen. Në sektorin privat, ai themeloi dhe drejtoi Central European Oil Company, e mbështetur nga institucione të rëndësishme financiare ndërkombëtare.