Ballina Politika PD kërkon anulimin e zgjedhjeve në Tiranë dhe Durrës, ja kur pritet...

PD kërkon anulimin e zgjedhjeve në Tiranë dhe Durrës, ja kur pritet të vendosë Kolegji Zgjedhor

20
0

Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë më datë 17 Korrik, ankimimin e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, të udhëhequr nga Partia Demokratike, për qarqet Tiranë dhe Durrës.

PD ka kërkuar rrëzimin e vendimit të KAS dhe konstatimin e pavlefshmërisë së zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, në qarqet Tiranë e Durrës.

Për Tiranën, Kolegji Zgjedhor që do të shqyrtojë kërkesën e PD, do të përbëhet nga Ornela Naqellari relatore dhe anëtarët Enkel Peza, Rexhep Bekteshi, Artan Çupi dhe Alma Kodraliu. Seanca do të zhvillohet në orën 10:30.

Ndërsa për Durrësin, seanca do zhvillohet në të njëjtën ditë në orën 11:00 dhe do të shqyrtohet nga trupa e përbërë nga Entela Shedula relatore dhe anëtarët Enkel Peza, Rexhep Bekteshi, Artan Çupi dhe Alma Kodraliu.

Opozita i konsideron farsë elektorale zgjedhjet e 11 Majit.

Në këto zgjedhje, PD mori 50 mandate, ndërsa PS fitoi 83 mandate.