Ballina Politika “I mungon kurora”, Rama me helikopter në Vlorë, ironizon Qori: O mbret...

“I mungon kurora”, Rama me helikopter në Vlorë, ironizon Qori: O mbret mesjetar, merr edhe një shërbëtor për në tualet

48
0

Kryetari i ‘Lëvizjes Bashkë’, Arlind Qori, ka reaguar ashpër pas vizitës së kryeministrit Edi Rama me helikopter në Vlorë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Qori shkruan se Rama shkoi në Vlorë me helikopter në Vlorë që të mos bezdiset nga trafiku, ashtu siç sipas tij, shkon me chartera privat në vende të ndryshme të botës.

Teksa e krahasoi Ramës me mbretërit mesjetar, Qori tha se kryeministrit i ka mbetur vetëm të marrë një shërbëtor që ta ndihmojë në punët e sikletshme të tualetit.

Postimi i Arlind Qorit:

Bredh me çarter privat nëpër botë. Në Vlorë shkon me helikopter që të mos e bezdisë trafiku. Tani i ka mbetur që, si mbretërit mesjetarë, të marrë një shërbëtor që e ndihmon në punët e sikletshme të tualetit.